Haradinaj takon ambasadorin e Austrisë, flasin për procesin zgjedhor

Prishtinë | 23 Qer 2017 | 12:41 | Nga

Kandidati i koalicionit PDK-AAK dhe Nisma për kryeministër, Ramush Haradinaj po vazhdon takimet me ambasadorët e shteteve të akredituara në Kosovë.

Sot paradite ai është takuar me ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozin, ndërsa një takim ka pasur edhe me ambasadorin e Austrisë, Gernot Pflander.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

“Vazhdova ditën e sotme me takimin me ambasadorin e Austrisë, Gernot Pfandler, me të cilin bashkëbiseduam për procesin zgjedhor dhe rrugën drejt krijimit të institucioneve të reja të vendit.

Roli i shtetit austriak në proceset e shtetndërtimit të Kosovës ka qenë i madh dhe Austria vazhdon të jetë një partner i rëndësishëm në rrugën e integrimeve evropiane.

Vlerësova rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik, shëndetësisë dhe arsimit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme