Haradinaj takon babanë e heroit, Hakif Zejnullahu

Prishtinë | 15 Qer 2017 | 15:24 | Nga

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Sabit Zejnullahun, babai i heroit, Hakif Zejnullahu.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

“Sot e prita Bacë Sabit Zejnullahun, babën e Hakifit që është sinonim i një brezi të tërë për liri. Të djemve që të kujtojnë Ademin, Luanin, Shkelzenin, Adrianin, Zahirin, Edmondin…e mijëra luftëtarë të tjerë, që ranë ndër breza për lirinë e vendit”.

“E gjithë kjo përputhet në këto ditë Qershori, që është muaji i përvjetorit të lirimit të qyteteve dhe të atdheut në përgjithësi.Në nderim të kësaj dite dhe në nderim të dëshmorëve të kombit, Lavdi të rënëve për liri!”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme