Haradinaj takon Berishën: Kosovarët përjetësisht falënderues për Rrugën e Kombit

Tiranë | 27 Sht 2017 | 17:52 | Nga Kaltrina Zymberi

Në vizitën e tij të parë zyrtare në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar krerë të lartë shtetëror në Tiranë.

Fillimisht, Haradinaj  u prit nga kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili i kishte organizuar pritje të lartë shtetërore.

Pritja u bë në Pallatin e Brigadave, ku edhe do të mbahet takimi përurues i Komisionit për organizimin e Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit, nën kryesimin e dy kryeministrave, e që është edhe arsyeja e shkuarjes së Haradinajt në Tiranë, shkruan EkonomiaOnline.

Në vazhdën e takimeve, Haradinaj takoi edhe ish kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Ish-kryeministri Berisha i uroi Haradinajt detyrën e re dhe tha se interesat e e Kosovës dhe Shqipërisë janë të përbashkëta.

“Ishte kënaqësi ta takojë Haradinajn dhe t’i uroj suksese në detyrën tij të rëndësishme për shqiptarët. Interesat tona janë të njëjta. Haradinaj do të realizoj një agjendë e cila është në interes më të madh të Kosovës”, ka thënë Berisha.

Ndërsa Haradinaj tha se kosovarët përjetësisht do të jenë falënderues për rrugën e kombit.

“Kosova dhe Shqipëria ka bashkëpunime në shumë aspekte. Në Kosovë e kemi ndjerë dashurinë e Berishës e ndjejmë edhe sot. Jemi të nderuar që ta ndajmë një kohë bashkë,  me Shqipërinë, për procese jetike. Kosovarët përjetësisht, do të jenë falënderues për rrugën e kombit”, ka thënë Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme