Haradinaj takon minoritetet, por jo Mustafën e Ymerin

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 12:59 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Takimi i thirrur nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, rezultoi pa sukses, kjo pasi lideri i LDK-së, Isa Mustafa dhe ai VV-së, Visar Ymeri refuzuan ftesën e tij.

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj është takuar vetëm me grupet e partive të minoriteteve jo serbe në Kuvendin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Këtë e ka bërë të ditur, Avni Arifi, këshilltar i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Sot i nominuari për kryeministër z.Haradinja pati takime me komunitete jo serbe të përfaqësuar në parlamentin e Kosovës. Janë takime konsultative në formim të qeverisë së re dhe në fund të këtyre takimeve ne do të lëshojmë një komunikatë që besojmë se do të ketë inflamacion më shumë. Përndryshe është takim konsultativ. Të gjitha partitë jo serbe, ne ende nuk i keni bë ftesë partive serbe. Është çështje e orarit dhe së shpejti do ti bëjmë ftesë edhe gjithë përfaqësuesve në parlamentin e Kosovës. Të gjitha partitë parlamentare do të ftohen në diskutim me të mandatorin për kryeministër”, tha Arifi.

“Ne ju kemi bërë ftesë me shkrim dhe presim përgjigje me shkrim, nuk kemi marrë përgjigje me shkrim. Ne ju kemi bërë ftesë formale dhe presim përgjigje formale, pastaj ne duhet të pozicionohemi, do të kemi përgjigje dhe veprime adekuate. Ne propozimet e para ju keni bërë partive parlamentare që të jenë pjesë e qeverisjes edhe nëse keni refuzim atëherë do të shikojmë mundësin e partneritetit me deputetë jashtë grupeve parlamentare. Iniciativa vetjake për ndërtimin e institucioneve, blerje varet si e quani, edhe një parti nëse i bashkohet koalicioni edhe ajo mund të konsiderohet si blerje. Unë konsideroj është në pyetje një nivel i vetëdijes parlamentare për ndërtim të shpejtë të institucioneve”, ka thënë Arifi.

Të ngjashme