Haradinaj: Do të investojmë edhe në veri

Prishtinë | 14 Dhj 2017 | 10:33 | Nga Kaltrina Zymberi

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në seancën e sotme plenare, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës, do të ndaj mjete të veçanta vazhdimisht për qytetarët serbë të vendit.

Sipas tij, një gjë e tillë do bëhet për të bërë investime, ndërsa vendim të tillë do ketë edhe për Veriun.

“Qeveria e Kosovës në vazhdimësi do të ndajë mjete për qytetarët e vendit, serbë, në të gjitha pjesët e Kosovës e sidomos në Veri”.

I menjëhershëm ishte reagimi i Avdullah Hotit, nga LDK-ja, duke thënë se rezervat e buxhetit që shpenzohen për çështje të paparashikuara janë në rregull, por shpenzimet që nuk janë në proporcion me këtë gjë, e që sipas tij ka të tilla, janë në kundërshtim me ligjin.

“Ndarjen buxhetit bëhen me ligjin për buxhetin dhe qeveria ndan mjete çdo here që e sheh të nevojshme. Ne pajtohemi plotësisht p.sh një shkollë që është djegur në Mitrovicë, pastaj kompensimi i gjedheve, ose për invalidët e luftës. Çdo mjet që ndahet nga rezervat janë në përputhje me ligjin e jo me ato që i është duke i bëra qeveria”.

Të ngjashme