Haradinaj: Të martën seanca për demarkacionin, Donika u kthye në AAK pa ndonjë kusht

Prishtinë | 15 Mar 2018 | 11:24 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se seanca për demarkacionin do të mbahet të martën e javës së ardhshme në ora 14, raporton Ekonomia Online.

Por ai nuk e ka qartësuar nëse kanë arritur ose jo t’i sigurojnë votat.

“Të martën në pra 2 do të shkojmë në seancë për demarkacionin”, tha kryeministri në hollin e Kuvendit kur është pyetur nga gazetarët për mbajtjen e kësaj seance.

“Edhe për mua nuk ka qenë një proces i lehtë dhe nuk është një proces i lehtë, por nuk mundem me vazhduar me pa popullin tim të bllokuar e izoluar siç po ndodh deri tani”.

“Por duhet pasur parasysh që kemi ruajtur tërësinë territoriale me mundësin e korrigjimit në drejtim të Çakorrit dhe Kullës”.

“Seanca është të martën në ora 2 dhe do ta shohim bashkë”.

Haradinaj ka folur edhe për kthimin e deputetes Donika Kadaj – Bujupi në AAK. Sipas kreut të kësja partie deputetja e VV-së u kthye në partinë që shërbeu për 13 vite pa ndonjë kusht.

Ai tha se Kadaj – Bujupi vendosi të kthehet në partinë e vjetër pash zhvillimeve të fundit në VV, raporton EO.

“I kam uruar mirëseardhje, kemi rrugëtuar për një kohë të gjatë bashkë, kemi procese të ndjeshme nevojitet roli i gjithsecilit. Donika ka përvojë në tema politike, i kam uruar  mirëseardhje edhe në emrin tim edhe në emrin e kolegëve”.

“Jo jo ajo është deputete nuk ka pas kërkesë të çfarëdo natyre qoftë. Vlerësimi i saj ishte se dua të jap kontribut ngase i është pamundësuar në organizatën politike ku ka qenë dhe e ka vlerësuar me vazhduar kontributin me ne”.

Të ngjashme