Haradinaj të mërkurën për vizitë zyrtare në Maqedoni

Prishtinë | 16 Pri 2018 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të mërkurën do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Maqedoni, në të cilën ai do të pritet nga homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev.

Haradinaj gjatë kësaj vizite do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë shtetërorë të Maqedonisë, transmeton lajmi.net.

Siç raportojnë mediat atje, temë diskutimi do të jenë marrëdhëniet ndër-fqinjësore, ndërsa do të definohet edhe data e mbledhjes së përbashkët qeveritare mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Po në këtë ditë, në Shkup do të qëndrojë edhe zyrtarja e lartë e BE-së, Federica Mogherini.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme