Haradinaj: Do të udhëheqim 8 komuna, dëshmuam demokracinë

Prishtinë | 19 Nën 2017 | 22:51 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kreu i AAK-së, njëherësh kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, në një konferencë për medie, në orët e mbrëmjes, ka lavdëruar procesin e sotëm zgjedhor.

Haradinaj tha se me këto zgjedhje u dëshmua që Kosova është një demokraci premtuese, raporton Ekonomia Online.

Lideri i Aleancës tha se bashkë me raundin e parë, partia e tij do të udhëheqë tetë komuna, ndërsa ka gjasa që ta marrë dhe Istogun.

“Sot në Kosovë kanë ndodh zgjedhjet me standardet më të larta të mundshme. Ky është vlerësim i të gjithëve atyre që kanë vëzhguar dhe ndihmuar këtë proces”, tha kryeministri.

“Këto zgjedhje dëshmojnë se Kosova është një demokraci premtuese dhe vendi jonë premton standarde të cilat na bëjnë pjesë të familjes evropiane”.

“AAK-ja ka fituar besimin në disa komuna, si dhe në raundin e parë në Deçan dhe Junik. Është konfirmuar fitorja në disa komuna dhe po e presim fitoren edhe në Istog. Kemi 8 komuna ku na është dhënë besimi:.

“Shfrytëzoj rastin që t’i uroj të gjithë kryetarët e komunave nga të gjitha subjektet”, tha Haradinaj.

Të ngjashme