Haradinaj: Tema e energjisë duhet të trajtohet para temave të tjera

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 12:50 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë fjalimit të tij në seancën e sotme të interpelancës të kërkuar nga Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për KOSTT-in, tha se tema e energjisë duhet të trajtohet para temave të tjera.

“Ne kemi arritë në këtë fazë që nuk po ndodh më dialogu teknik për shkak të kësaj situate, e kemi konsideru të panevojshme diskutimin në tavolina kur energjia nuk është në pikë të parë, ata e kanë vendosë asociacionin që edhe BE po e konsideron drejt. Nuk ka logjikë të trajtohen temat tjera e jo tema e energjisë”.

Hykmete Bajrami, në emër të GP të LDK-së, tha se Kosova po humb para nga moskontrolli i aseteve të veta në veri.

“Astetet e KOSTT-it, KEDS-it, KEK-ut nuk janë në kontrollin e Kosovës që janë në veri. Kosova po humb para nga moskontrolli i asteve të veta në veri. Situata e krijuar nuk është e mirë, sipas ZRRE-së pasojat janë të mëdha, ndikojnë në furnizimin e asaj pjese. Pjesa e veriut vazhdon të paguhet nga KOSTT-i, janë paguar 53 milionë që nga viti 2012”.

Bajrami tha se LDK-ja nuk pret që ZRrE-ja ta bëjë zgjidhjen e këtij problemi, raporton EO.

“Ajo çka na pengon neve është raporti  i ZRrE-së me KEDS-in”, u shpreh ajo.

Sala Berisha-Shala në emër të GP të PDK-së, tha se duhet të harmonizohen rekomandimet për të arritur te një rezultat lidhur me problemet e sistemit elektro-energjetik.

“Sistemi elektro-energjetik i Kosovës po ballafaqohet me probleme të mëdha që nga paslufta. Ky rrjet shtrihet në krejt Kosovën madje edhe në veri. Ne duhet të harmonizojmë rekomandimet për të arritur një rezultat”.

Të ngjashme