Haradinaj thotë se shkëmbimi i territoreve sjellë luftë në Ballkan

Prishtinë | 12 Pri 2018 | 11:54 | Nga Mehemet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj tha se ide e shkëmbimit të territoreve është gabim dhe se mund të sjellë në luftë të re në Ballkan.

Ai gjatë një bashkëbisedimi në kuadër të “Fol Hapur” ka vlerësuar se shkëmbimi i territoreve nuk është zgjidhje, kthim raporton Ekonomia Online.

“Nuk besoj se shkëmbimi i territoreve është zgjidhje. Kam pasur biseda me vëllezërit nga Presheva dhe ju kam shpjeguar pse kjo nuk është zgjidhja. Është një gabim i madh, rrezik i madh”.

“Sa herë që diskutohet për këtë është një kthim mbrapa, jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin. Kushdo që shkon kësaj rruge qon në luftë te re në Ballkan”.

Haradinaj foli edhe për tërheqjen e Listës Serbe nga koalicioni qeverisës. Edhe pse tha që janë duke biseduar që ata të kthehen në Qeveri shtoi se ka grupe shqiptare në parlament që e përkrahin atë.

“S’ka një kërkesë të caktuar për kthimin e Listës Serbe, janë të mërzitur, është çështje e trajnimit, kanë thënë pse në me u trajtuar në këtë mënyrë. Nëse Lista Serbe del sot nga qeveria ka grupe shqiptare në parlament që e kishin përkrah këtë qeveri”.

Sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kushtit të Listës Serbe që nëse nuk e formon Prishtina deri më 20 prill do ta formojnë vet, Haradinja tha se po përmbushin të gjitha kushtet dhe obligimet që dali nga kjo marrëveshje.

“Duhet të verifikohet në Gjykatën Kushtetuese te shihet a përputhet me kushtetutën. Tani po ngjall hetim dhe do e hetojmë. Unë duhet me dërguar, e vetmja mënyrë me konsideruar sipas ligjeve është duke e dhënë përputhshmërinë. Nuk mendoj që me Listën Serbe jemi prishur për asociacionin”.

“Me Listën Serbe është bukur shumë edhe marrëveshje e zorit për mu përfshi në koalicion, i kemi lënë ato qe nuk pajtohemi”.

Haradinaj, shtoi se vota për ushtrinë nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes me Listën Serbe, por kanë shpresuar se një gjë e tillë mund të ndodhë.

“Vota për ushtrinë nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes me Listën Serbe, por kemi shpresuar se një gjë e tillë do të ndodhë. Ne jemi duke punuar për t’i bindur të gjithë që Kosova është e gatshme që ushtrinë ta formojmë me ndryshimet Kushtetuese”.

“Mirëpo prapë, opsioni i vetëm mbetet formimi i ushtrisë përmes ndryshimit të Ligjit për FSK-në. Megjithatë duhet bërë kalkulimet se çfarë marrëdhënie krijohen me NATO-n nëse shkohet me këtë opsion”.

Të ngjashme