Haradinaj thotë se votimi i demarkacionit është çështje ditësh

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 17:16 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas mbledhjes së 33-të të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Haradinaj, tha se dështimi i seancës së sotme nuk është çudi, pasi që sipas tij gjërat e mëdha nuk kryhen për një ditë. Por është shprehur optimist se votimi i demarkacionit është çështje ditësh, raporton Ekonomia Online.

“E dini që seancat për tema të tilla nuk kryhet për një ditë, një pjesë e punës ndodhi. Ajo e komisionit është një punë më pak për ditën e radhës. Jam optimist se do kryhet agjenda për demarkacionin”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se Juncker nuk u jep atyre detyra por se ata i kanë prioritet dy detyrat të cilat kanë mbetur për liberalizimin e vizave.

“Presidenti Juncker tha se nuk vijmë më ju jep detyra dhe porosi. Angazhimi i Kosovës është serioz, ratifikimi i marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi dhe luftimi i rendit dhe korrupsionit janë dy kushtet e mbetura”, tha Haradinaj.

Haradinaj u pyet nga gazetarët edhe për takimin me Listën Serbe. Por ai u përgjigj se takimi në fjalë ishte një takim si gjithë të tjerët.

Të ngjashme