Haradinaj vazhdon takimet edhe në mbrëmje…

Prishtinë | 11 Sht 2017 | 19:59 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, prej mesditës kur e ka marrë pranuar zyrtarisht detyrën, nuk është ndaluar për asnjë moment. Ai ka mbledhur kabinetin e tij qeveritar e ka zhvilluar dhjetëra takime.

Në orët e mbrëmje, ai ka zhvilluar një takim me kandidatët për kryetarë të komunave të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që do të garojnë në zgjedhjet komunale dhe për kryetarë komunash të 22 tetorit.

Kryeministri Haradinaj theksoi rëndësinë e krijimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, që do të punojnë me përkushtim në përmbushjen e obligimeve përpara qytetarëve të vendit dhe për mirëqenien e tyre.

Kryeministri Haradinaj vlerësoi të rëndësishme zgjedhjet komunale të parapara të mbahen më 22 tetor dhe theksoi domosdoshmërinë e zhvillimit të një procesi të qetë e demokratik, ku qytetarët do të votojnë për projektet për komunat e tyre dhe për zhvillimin e tyre.

Por, agjenda ditore e kryeministrit nuk mbaron me kaq.

Zyra e tij ka dërguar një njoftim për medie, duke njoftuar se kryeministri viziton QKUK-në – Repartin e Emergjencës. Vizita nis në orën 20:30.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme