Haradinaj vlerëson kontributin e Annan-it për lirinë e Kosovës

Prishtinë | 18 Gus 2018 | 13:05 | Nga

Kryeministri Ramush Haradinaj me rastin e vdekjes së ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Anann, ka thënë se Kosova duhet ta mbajë mend gjithmonë njeriun që i dha përkrahjen e duhur kauzës së vendit për liri dhe pavarësi.

Anann, i cili vdiq sot në moshën 80 vjeçare, e kishte mbështetur intervenimin e NATO-s gjatë luftës në Kosovë, që rezultoi me çlirimin e Kosovës.

“Sot bota ka humbur një nga diplomatët më tē njohur që për vite me radhë i kontriboi paqes dhe zgjidhjes së konflikteve në botë, Kofi Annan”, shkruan Haradinaj në Facebook.

“Fituesi i çmimit Nobel, pati rol të madh në kauzën tonë për liri, duke mbështetur bombardimet e NATO-s dhe më pas shtetndërtimin e Kosovës”.

“Kosovarët do ta kujtojnë përherë, njeriun që kauzës sonë për liri dhe pavarësi i dha mbështetjen e duhur”.

Sot bota ka humbur një nga diplomatët më të njohur që për vite me radhë i kontribuoi paqes dhe zgjidhjes së konflikteve…

Posted by Ramush Haradinaj on Saturday, August 18, 2018

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme