Hartuesit e Kushtetutës së Kosovës dekorohen nga presidenti

Prishtinë | 10 Pri 2018 | 17:06 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në dhjetëvjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës i ka dekoruar hartuesit e saj me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Dekoratat do u shpërndahen sot gjatë ceremonisë zyrtare të shënimit të Ditës së Kushtetutës së Kosovës, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë.

Këta janë emrat e të dekoruarave për kontributin e dhënë në hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës:

– Prof. Dr. Arsim Bajrami;
– Prof. Dr. Eqrem Kryeziu;
– Prof. Dr. Gjylieta Mushkolaj;
– Prof. Dr. Hajredin Kuçi;
– Z. Ylber Hysa
– Z. Iljaz Ramajli;
– Prof. Dr. Kadri Kryeziu
– Z. Mahir Yagcilar;
– Nekibe Kelmendi (pas vdekjes)
– Z. Ramë Manaj

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme