Hasani: Arsim Bajrami duhet të shkojë në burg

Prishtinë | 07 Dhj 2016 | 18:51 | Nga

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim, Nait Hasani, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se ekspertët e arsimit dhe ministrat, që të gjithë – përfshirë edhe Arsim Bajramin – janë përgjegjës për dështimin e nxënësve kosovarë në PISA.

“Unë e mbaj përgjegjës edhe ministrin Bajrami për këtë rezultat. Por, jo vetëm atë. Përgjegjëse është e gjithë shoqëria. Kërkoj që ministri, nëse ka pak ndërgjegje, të reflektojë me angazhimin e tij; të tregojë përgjegjësi morale”, ka thënë ai. “Miliona euro janë harxhuar për trajnime, e kemi po të njëjtën gjendje. Dukagjin Pupovci, bashkë me Arsim Bajramin, janë përgjegjësit kryesorë për këtë rezultat, për mos ngritjen e cilësisë në arsim”.

Ai ka deklaruar se e ka pritur këtë rezultat nga PISA, duke ditur nivelin e arsimit në vend..

“Ngritja e cilësisë në arsim është kërkuar tash e disa vjet. Ky rezultat shpërfaq qartë realitetin e nivelit të arsimit që kemi në vend. Flet për sot, për dje dhe për nesër”, ka shtuar Hasani. “Neve na mungon edhe Ligji i Arsimit. Komisioni Parlamentar e ka miratuar atë, por ai nuk ka kaluar më tutje. As atë, as Ligjin për Inspektoratin, nuk i kanë pranuar universitetet”.

Hasani ka thënë se një varg ministrash meritojnë të shkojnë në burg, përfshirë edhe ministrin Arsim Bajrami, pas dështimit të nxënësve kosovarë në PISA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme