Hasani: Cilësia e naftës s’është e mirë, pikat e karburanteve duhet të pastrohen çdo vit

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 14:42 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Bajram Hasani, ka raportuar në komisionin parlamentar për Integrime Evropiane për zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e MSA-së.

Hasani tha se kanë bërë shumë punë për zbatimin e këtij programi, por ka ende punë për të bërë. Sipas tij, është bërë shumë punë edhe në përafrimin e legjislacionit të Kosovës me atë të BE-së.

Hasani tha se sa i përket MSA-së, shumica e obligimeve prekin fushat me të cilat menaxhon MTI-ja dhe se kanë marrë me prioritet të gjitha obligimet.

Ai theksoi se është problematik Ligji për Rezervat e Naftës, sepse sipas tij, ka implikime financiare 180 milionë euro dhe se duhet të shikohen mundësitë se si të sigurohet kjo shumë.

“Ligji për rezervat e naftës ka implikime financiare afër 180 milionë euro kërkohen rezerva të naftës. Është e ndihme, si ta bëjmë këtë shume, a do të vendosim një taksë apo ndoshta buxheti i Kosovës duhet të mendojë ti ndajë këto mjete çdo vit. Kemi analizuar mirë”.

Hasani bëri të ditur se kanë adaptuar  170 standarde të Evropës në fushën e mjedisit dhe gazrave. Ai tha se duhet t’i obligojnë pikat e derivateve që t’i pastrojnë rezervuarët të paktën një herë në vit, por pranoi se cilësia e naftës s’është e mirë.

“Për cilësinë e naftës, është e vërtetë, si shqetësim ka qenë që s’ka derivate cilësore. Sa i përket importi del se nuk është ajo që shkruhet e hyn, ka ndoshta pikë karburanti që nuk i ka pastruar rezervuarat që nga pas lufta. E kemi analizuar këtë çështje por duhet të nxirret një udhëzim administrativ”.

“Duhet t’i obligojmë pikat e karburanteve që t’i pastrojnë të paktën një herë në vit. Kemi ligje që e mbrojnë prodhuesin. Jemi duke bërë një orientim të fuqishëm drejt mbështetjes së prodhuesit vendor”.

Deputeti i NISMA-s, Milaim Zeka ka thënë se cilësia e naftës në Kosovë është shumë e dobët. Ai tha se pompat e derivateve kanë bërllok dhe siç tha ndonjë krokodil brenda, derisa shtoi se duhet që ato të pastrohen çdo vit, siç praktikohet në vendet e BE-së.

“Cilësia e derivateve te naftës në Kosovë është shumë e keqe. Informacionin qe e kam është që asnjëherë nuk është bere kontroll pompave të benzinës. Cilësisë e naftës s’mund të kontrollohet me një cisterne në doganë. Pompat duhet të pastrohen çdo vit, në Kosovë nuk pastrohen, ka bërllok edhe ndonjë krokodil”.

“Kemi pas disa vendime te ministrave paraprak qe janë cilësuar si politike. Çka ka ndërlidhur me kontrollin e cilësisë së naftës, vendimi i hykmete bajramit ka qenë që me kontrolluar dogana, s’ka logjikë.  Keni marrë vendime që keni mbrojtur konsumatorët, por e keni marrë vendime që keni mbrojtur konsumatorët por e kemi prek interesat e Serbisë. A keni pas presion pas këtij vendimi që po ia ndalni Serbisë”.

Zenun Pajaziti nga PDK tha se çështja e rezervave të naftës është përsëritur vazhdimisht në raportin e progresit dhe e pyeti ministrin rreth mundësisë për të përfunduar këtë çështje.

“Te rezervat e naftës, ka pas plot ide prej ministrave më herët, janë të kushtueshme këto rezervarë. Per në nevojitet me pas këto rezerva për nevoja të ekonomisë, sepse ekonomia mundet me pas një kolaps. A e keni idenë se çka do të bëni, kur mund të përfundojë kjo, a ka ndonjë mundësi me Shqipërinë, a do të lejohej kjo. Kjo është përsërit disa herë në raport të progresit”.

Duke iu përngjitur Pajazitit, Hasani tha se ende nuk kanë dhënë ndonjë mendim se si do të jetë forma e deponive.

“Për depot e naftës, jemi te obliguar me kryer por ende s’kemi dhënë një mendim se si do të jetë forma e deponive. Kriterin e fundit qe do ta kishim lenë të plotësisht është deponit e naftës për shkak të implikimeve financiare”.

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj, ka thënë se duhet të ketë një afat për ristrukturimin e KIESA-s sepse sipas tij është shqetësues numri i vogël i përmbushjes se obligimeve që dalin nga MSA-ja.

“Ministra juaj është e obliguar për një mori masash, përmbushja e obligimeve është kërkese që ne të përafrohemi në rrugëtimin evropian. Shihet një dinamikë e punës, por përfshirja e standardeve e të tjera dhe të vejë në lëvizje edhe institucionet tjera. Duhet të na tregoni cili është afati sepse nga raporti tre mujor për zbatimin e MSA zbatimi është e vogël, s’ka arrit mbi 29 për qind. Kjo është shqetësim, duket që ka interesim por s’ka afate se kur duhet të përfundojnë këto obligime”.

Komisioni ma miratuar Projektligjin për Miniera dhe Minerale, Projektligjin për trajtimin e ndërtimeve pa leje, Projektligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Të ngjashme