Hasani: Ndërrimi i mandatarit në diskrecionin e presidentit

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 22:19 | Nga

Ish-kryetari i Gjykatës Kushetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka folur për situatën e krijuar pas zgjedhjeve në vend, që fitues e kanë nxjerrë koalicionin PDK-AAK-Nisma – i cili, megjithatë, nuk ka siguruar një shumicë të votave.

Sipas Hasanit, nëse subjekti fitues i zgjedhjeve nuk arrin ta formojë qeverinë, Presidenti mund t’ia japë të drejtën për formimin e qeverisë partisë që nuk e ka shumicën e vendeve në Kuvend.

“Për herën e dytë, Gjykata ka thënë se është diskrecion i shefit të shtetit të japë mandatin për normalizimin e institucioneve”, thekson ai.

“Shefi i shtetit herën e dytë mund t’ia japë partisë së dytë (të drejtën) për ta formuar Qeverinë, bile mund t’ia japë edhe ndonjë kandidati tjetër, por shefi i shtetit e merr përgjegjësinë”, ka sqaruar Hasani.

Sipas Hasanit, koalicionet parazgjedhore nuk lejohen të prishen deri në momentin kur certifikohet rezultati i zgjedhjeve.

“Pas certifikimit, për çështje ligjore, mund të shpërbëhen koalicionet parazgjedhore”, ka thënë ai.

Për konstituim të Kuvendit, ai ka theksuar se s’mund të ketë shumicë tjetër përveç asaj që ka dalë nga zgjedhjet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme