Hasani: Po e dëshmojmë se jemi parti me parime dhe konsistente

Viti | 14 Maj 2018 | 23:03 | Nga

Nisma Socialdemokrate në një takim me strukturat në Viti ka formalizuar Grupin Koordinues për këtë komunë, koordinator i të cilit është zgjedhur Kastriot Sylejmani.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili është kryetar i Degës së Nimës në Gjilan, ka thënë se NISMA Socialdemokrate në Viti do të shtrihet fuqishëm dhe do të jetë një forcë politike serioze.

“Sonte mbajtëm një takim me strukturat e NISMA Socialdemokrate në Viti, ku formalizuam Grupin Koordinues të Nismës Socialdemokrate për këtë qytet, koordinator i të cilit u zgjodh Kastriot Sylejmani”, ka shkruar Hasani.

“Bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar të NISMA-së, Bilall Sherifi dhe ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi bashkëbiseduam me anëtarët dhe simpatizantët e NISMA Socialdemokrate në këtë komunë”.

“NISMA në Viti do të shtrihet fuqishëm dhe do të jetë një forcë politike serioze, sepse e kemi dëshmuar se jemi parti me parime dhe konsistente në qëndrimet tona”, ka theksuar zyrtari i lartë i Nismës.

Të ngjashme