Haskuka:PDK dhe LDK po kërkojnë shkas ta prishin koalicionin

Prishtinë | 21 Mar 2017 | 08:16 | Nga

Deputeti i Parlamentit të Kosovës nga lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka ka thënë se zgjedhjet parlamentare janë afër.

Ai ka thënë se partnerët qeverisës PDK-LDK është vetëm duke kërkuar një shkas për prishje të koalicionit.

“Zgjedhjet do të jenë afër, vetëm po mundohen të gjejnë shkasin për mosvazhdimin e koalicionit”, ka thënë Haskuka në “Ora e Fundit”.

Ai ka folur edhe për punën në Kuvend, për çka ka qenë kritik.

“Jo rrallë shohim se shumë ligje të rëndësishme nuk votohen. E vetmja marrëveshje e tyre ka qenë ndarja e bordeve”.

“Ky kuvend është duke punuar me ndërprerje shumë të mëdha, s’po ka seanca për tre katër javë.

“Me punë të parregullt po bëhet nënçmimi i Kuvendit. Kur është formua kjo qeveri ka qenë “Qeveria e Elefantëve”, kanë pas shumë deputetë”, ka deklaruar Haskuka.

Por që ai ka thënë se pavarësisht kësaj, përsëri ka raste kur nuk bëhet as kuorumi.

“Prej fillimi kemi thënë se kjo qeveri vetëm do t’i sjell dëme Kosovës. Duke parë themelimin, punën me marrëveshjen e Rashkës. Më mirë mos të kemi fare qeveri sesa si kjo”, ka shtuar ai. (KlanKosova)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme