Havolli: Rritet vetëdijesimi për deklarimin e pasurisë

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 08:42 | Nga

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, deklaroi se koha e deklarimet e pasurisë për zyrtarët publikë, ka përfunduar më 3 prill.

“Deri në fund të javës do të dalim me të dhëna konkrete. Nga praktika e më hershme ka pasur zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë edhe pas afatit që është paraparë”, tha Havolli në RTK. Ai bëri me dije se zyrtarët publik kanë pasur kohë që të deklarojnë pasurinë për një muaj.

Sipas tij këtë vit ka rritje të deklarimit. “Ka një vetëdijesim dhe rritje të transparencës. Pra kemi edukim të zyrtarëve. Deri në fund të javës do të dalim me rezultat konkret. Me emra konkret. Mbi 4500 zyrtarë janë të obliguar të deklarojnë pasurinë”, theksoi ai.

Një problem sipas tij, është edhe puna e madhe që bëhet për kontrollin e aplikacione, duke e pasur për bazë se Agjencia nuk ka staf shumë të madh. Ai tha se është i kënaqur me prokurorinë e Kosovës.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ka folur edhe për opinionin që kishte të bënte me rritjen e pagës së kryeministrit. ‘Ne kemi dhënë opinionin tonë për pagën e kryeministrit, mund të gjenden alternativa. Nuk besoj se kryeministri i Kosovës nuk e zbaton vendimin tonë, ky është vendim obligativ”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme