Haxhiu: Haradinaj ka ndërruar qëndrim, VV s’e voton demarkacionin

Prishtinë | 05 Dhj 2017 | 12:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje the se me raportimin e djeshëm të Komisionit për shënjimin dhe mirëmbajtjen e territorit, është vërtetuar që Kosova ka humbur territor.

Haxhiu pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se pas zhvillimeve të fundit, si duket kryeministri ka ndryshuar qëndrim në lidhje me çështjen e demarkacionit.

Ajo tha se halli i PDK-së nuk është tek humbja e territorit, por te nënshkrimi i Thaçit në këtë marrëveshje, raporton Ekonomia Online.

Haxhiu tha se VV asnjëherë nuk do ta votojë këtë marrëveshje, me të cilën Kosova humb territor.

Ajo saktësoi se në mbledhjen e Kryesisë nuk u diskutua për çështjen e demarkacionit. “Për ta futur në rend dite në seancë duhet të kemi dokumentacionin dhe me sa kam dijeni ende në Kuvend nuk janë dërguar dokumentacioni i demarkacionit nga Qeveria”, tha ajo.

“Është vërtetuar se Kosova ka humbur territor. Por ne ende nuk kem arritur të shohim në detaje se çka përmban ky dokumentacion dhe humbja e hektarëve duhet të diskutohet edhe në Kuvend”.

Ajo theksoi se kryeministri Haradinaj duhet të sqarojë çka ka nënkuptuar me procedimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvend.

“Mendoj se propozimi për ta dërguar këtë çështje në arbitrazh është vetëm gjuajta e këtij problemi diku tjetër, duke pasur parasysh se arbitrazhi merr shumë kohë”.

Ajo tha se mbledhja e sotme e Kryesisë u ftua në lidhje me Komisionin për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit (MSA). “Tema e diskutimit ishte komisioni për MSA-në. Nga Kadri Veseli u propozua që puna e kësaj marrëveshjeje të kalohet në Komisionin për Integrime Evropiane. Sigurisht që kjo u kundërshtua nga Vetëvendosje dhe nga LDK-ja. Arsyeja pse e kundërshtuam është se pikërisht ky komision udhëhiqet nga PDK-ja”.

“Me rregulloren e Kuvendit, Komisioni për Integrime është komision i përhershëm, ndërsa komisioni për marrëveshjen është të merret me zbatimin e MSA-së”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme