Haxhiu: Protesta e sotme ishte madhështore

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se protesta e stërmbushur me qytetarë i ka dërguar një mesazh të qartë presidentit Hashim Thaçi.

“Protesta e sotme ishte madhështore. Emocion i papërshkrueshëm kur sheh sheshin të stërmbushur me qytetarë që e duan këtë vend dhe që i dërguan mesazh të qartë Hashim Thaçit”, ka shkruar Haxhiu, në llogarinë e saj të Facebook-ut.

“Sot, fitoi Kosova, fituam ne qytetarët e saj sepse i treguam Thaçit që nuk guxon të bëj pazare me trojet dhe pasuritë kombëtare. Faleminderit secilit aktivist e aktiviste për punën e palodhshme”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme