Haxhiu: Me veprimet tona po i shpëtojmë deputetët nga tradhtia, demarkacioni nuk do të kalojë

Prishtinë | 21 Mar 2018 | 12:38 | Nga Valbona Bytyqi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se demarkacioni nuk do të miratohet. Ajo ka shtuar se deputetët e VV-së me veprimet e tyre po i shpëtojnë deputetët nga tradhtia ndaj vendit, raporton Ekonomia Online.

“Askush as dje në Kuvend nuk theksonte se Kosova po humbet territor. Ne besojmë që është tepër e rëndësishme që të dalim në mbrojtje të teritorit. Me veprimet tona na po shpëtojmë këta deputetë nga akti i tradhtisë që po duan të ia bëjnë vendit”.

Haxhiu ka thënë se nuk e di cili prej deputetëve të VV-së ka hedhur gaz lotsjellës.

“E kuptoj që mund të duket diçka si jonormale mirëpo edhe para 3 viteve kemi vepruar njësoj, sot nuk flitet për ato veprime, por flitet se ne për shkak të rezistencës që kemi pasur në Kuvend, kemi mbrojtur territorin. Unë nuk e di kush ka hedhur gaz. Mund të them se demakracioni nuk kalon”.

Haxhiu është shprehur e bindur që deputetët e “Grupit të Pavarur të Deputetëve” nuk do të votojnë demarkacionin.

“Si do të vijojë tutje mbetet të shihet. Për mua është e dhimbshme se si deputetët e pavarur, ish-kolgët e mi kur dikutohet në Kuvend flet vetëm njëri prej tyre. Është e pakuptimtë që nga gjithë deputetët që janë në këtë grup të flas vetëm njëri”.

“Unë jam e bindur që ata nuk do të përkrahin këtë marrëveshje, ata e dijnë që bëjnë akt tradhtie, ata e dijnë se humbin territor, ajo që është e rëndësishse se demarkacioni nuk do të kalojë”.

Të ngjashme