Haziri: Kosova duhet t’i negociojë të gjitha çështjet që janë me interes për dialogun me Serbinë

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) dhe Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan (BPRG), foli edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Haziri tha se Kosova duhet t’i negociojë të gjitha çështjet që janë me interes për dialogun me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

“Problemi i Kosovës dhe Serbisë është problem territorial, tashmë Serbia po vepron me forma të tjera me arritë. Ndarja territoriale si opsion i dytë deri te shpërbërja e Republikës së Kosovës. Dialogu duhet të ketë mandatin e Kuvendit të Republikës, me konsensus politik që do të ishte zgjidhja më e mirë. Duhet të largohen dyshimet për agjenda të fshehura. Eliminimi i dyshimeve për agjenda të fshehura dhe krijimi i një konsensusi politik do të çonte në përfundim të këtij procesi”, tha Haziri.

Haziri mendon se “Finalja e Madhe” nuk mund të zhvillohet pa të dyja palët. Sipas tij, pasi që BE-ja është interes jetik për Kosovën, dialogu është mundësia e vetme e Kosovës.

Të ngjashme