Haziri: S’ka përplasje ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për Ushtrinë

Prishtinë | 16 Mar 2017 | 15:40 | Nga

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se koalicioni PDK-LDK po funksionon mirë dhe se nuk ka përplasje në mes tyre as për çështjen e Ushtrisë dhe as për Demarkacionin.

I pyetur se a ka përplasje apo mungesë të koordinimit në mes të partnerëve të mëdhenj të koalicionit, Haziri ka thënë se koalicioni po funksionon mirë, shkruan lajmi.net.

“Nuk kemi të bëjmë me përplasje në asnjë mënyrë. Kemi të bëjmë me koordinim dhe me angazhim konkret për zgjidhjen e të gjitha çështjeve që janë në interes të vendit edhe temat që janë ‘kauzë’ e opozitës si Demarkacioni dhe Shoqata e Komunave me shumicë serbe apo edhe transformimi i FSK në armatë përmes ligjit. Koalicioni po funksionon mirë dhe me vetë fakti që është duke u angazhuar për shumë çështje, nuk kemi hapësirë që të cilësojmë ndryshe”, ka thënë Haziri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme