Hoti iu premton hapësirë në Qeveri atyre që studiojnë jashtë

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 18:37 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

I nominuari për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë e Prishtinës, ka thënë se lista e këtij koalicioni do të jetë fituese e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Ai ka theksuar se janë tri shtylla kryesore për qeverisjen e këtij koalicioni, zhvillimi ekonomik, punësimi dhe integrimi në BE.

“Ju rinia jeni brezi i Dr. Ibrahim Rugova. Ju do të keni lehtësira për arsim dhe pres nga ju që pas katër viteve të jeni ministra. Ne jemi koalicion i shpresës dhe vetëm ne do ta kthejmë shpresën të rinjve sikur që ka qenë Rugova për të rinjtë. Në qeverisjen tonë do ta ndryshojmë gjendjen e shëndetësisë dhe më 12 qershor ne do të fillojmë ta implementojmë programin qeverisës si fitues i zgjedhjeve”, theksoi Hoti.

Hoti ka folur për hapësirën që duhet dhënë të rinjve.

“Do t’u ofrojmë modelin më të mirë që mund ta ketë dikush. Brezit të Republikës i ofrojmë rininë e pashterrshme të LDK-së. Brezi i Republikës ka shumë të rinj që shkollohen jashtë vendit dhe atyre duhet t’u japim hapësirën. Ata duhet t’i kemi ministra pas disa vitesh”, ka shtuar ai.

Ilir Deda, partner i Koalicionit nga Alternativa, ka thënë se për ne, me rëndësi janë parimet.

“Me rëndësi është ky program, sepse ky program bën që ju mos ta kërkoni të ardhmen jashtë Kosovës. Sivjet përcaktuese do të jetë vota e rinisë. Mos u mashtroni, sepse nuk ka ekip më të mirë se ky që udhëhiqet nga Avdullah Hoti”, ka thënë Deda.

Të ngjashme