Hoti: Kundërshtimi i Raportit të BE-së pengon integrimin, platforma e Qeverisë për dialogun e varfër

Prishtinë | 20 Pri 2018 | 11:30 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupi Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LKD), Avdullah Hoti tha se deklaratat e zyrtarëve të lartë për raportin e Komisionit Evropian po e pengon rrugën drejt  BE-së, raporton Ekonomia Online.

Hoti në konferencën javore potencoi se LDK do të dalë me rekomandime sa i përket këtij raporti.

“Në këtë raport flitet për shpenzime të tepërta që mund ta rrezikojnë stabilitetin buxhetor, vlerësohet që Kosova nuk ka bërë progres në marrëveshjen e Stabilizim Asocitmit (MSA), mosfunksionimi normal i Kosovës dhe se Qeveria ka shumë e madhe mbi 70 zv.ministra”.

“GP do të nxjerr rekomandimet e nevojshme. Keni parë gjuhë të ashpër të zyrtarëve të lartë për këtë raport kjo nuk i ndihmon Kosovës drejt rrugës së BE-së”, ka thënë Hoti.

Çështja tjetër e ngritur nga Hoti është platforma e miratuar nga Qeveria për dialogun me Serbinë. Sipas tij, është një platformë e varfër e cila nuk definon afatet kohore të zgjatjes së dialogut dhe temat konkrete.

“Platforma e re për dialog me Serbinë që është aprovuar dje në Qeveri, kemi analizuar këtë platformë dhe vlerësojmë se është platformë e varfër nuk definon asgjë, afatet kohore apo temat që do preken, platforma shihet se dialogu lihet në dorë të presidentit, kjo tregon edhe pafuqinë e Qeverisë. Qeveria e pakicës nuk mund të dialogojë për çështje nacionale”, ka thënë Hoti.

Hoti foli edhe për organizimin e tryezës politike që sipas tij, do të mbledh të gjitha partitë për të dal nga kriza politike në vend, raporton EO. Tryeza e partive politike pritet të mbahet të mërkurën e javës së ardhshme.

Ai shtoi se kjo tryezë ka për qëllim të gjejnë zgjidhje për mënyrën se si do adresohet dialogu me Serbinë dhe e dyta përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme.

“Tryeza e partive politike, e vlerësojmë se tryeza është e domosdoshme duke parë krizën politike në vend, humbjen e shumicës parlamentare. Ne vlerësojmë se është urgjente arritja e një konsensusi nacional duhet ti lëmë anash interesat partiake, i dërgojmë ftesat te të gjitha partitë politike që do të mbahet të mërkurën në Kuvend, do të jetë tryezë politike, shumica e partive politike kanë shpreh gatishmërinë të vijnë”.

“Tryeza do koncentrohet në dy çështje, mënyra si të adresohen çështja për dialog dhe anëtarësim në BE dhe e dyta duhet të dakordohemi për përgatitje që duhet të ndodhin për zgjedhje të parakohshme për të nxjerr një qeveri që është stabile”, ka shtuar Hoti.

Të ngjashme