Hoti në Prizren, premton uljen e TVSH-së për shërbime hoteliere

Prishtinë | 25 Maj 2017 | 12:21 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bizneset e regjionit të Prizrenit e quajtën të emëruarin për kryeministër nga koalicioni LDK-AKR-Alterenativa, Avdullah Hotin njeri revolucionar, gjatë vizitës që ai sot u bëri në shoqatën e bizneseve “ESNAF”.

Ministri në detyrë Avdullah Hoti gjatë fjalës së tij, u garantoi atyre se zhvillimi ekonomik, rendi dhe ligji do të jetë prioritet për të si kryeministër bashkë me luftën e pa kompromis kundër korrupsionit, raporton Ekonomia Online.

“Për mua heroj të Kosovës janë njerëzit që krijojnë vende të reja të punës. Vet emri i shoqatës tregon për standardet dhe cilësinë që ju keni në punën tuaj. Unë dua të ju falënderoj për vlerësimet për punën që kemi bërë baskë. Si rezultat i futjes në fuqi të Pakos Fiskale I, kane rrjedhur 50 milion euro investime dhe kjo ka bërë që të rritet numri i të punësuarve në 40 mijë”, ka thënë Hoti.

Gjithashtu ai ka premtuar se vëmendje të do t’u kushtohet prodhuesve vendorë në përmbushjen e standardeve dhe cilësisë për qasje më të lehtë në tregun e Bashkimit Evropian.

“Ju garantojë do të eliminohet çdo burokraci dhe prioritet i qeverisë do të jetë zhvillimi ekonomik normalisht rendi dhe lidhi dhe lufta e pa kompromis ndaj korrupsioni. Ne sot kemi ardhur të ndajmë me ju planet tona njerëzit që nesër do të jenë në detyrë. Prizreni njihet si regjion i shërbimeve te turizmi dhe hotelierise dhe ne kemi paraparë uljen e taksës nga 18% në 8%, pra uljen e TVSH për shërbime hoteliere, kjo është pjesë e Pakos Fiskale II”, ka sqaruar Hoti.

Pronari i kompanisë “Meka”, Burim Piraj ka thënë se Hotin ka qenë krah i bizneseve duke marrë për bazë kërkesat e tyre.

“Dua të falënderoj që gjatë kohës kur ishte ministër për aplikimin e Pakos Fiskale I ku i kthjelloi bizneset e Kosovës. Ne duam që të fusni sa më shpejt në fuqi Pakon Fiskale II sepse vendi ka shumë nevojë për këtë dhe ka kaluar shumë vite që ne bizneset themi që nuk jemi të barabartë kemi nevojë për mbështetje dhe pasi që pakoja një dha rezultate më të mëdha se që kemi pritur ne presim shumë nga pako fiskale dy ku ne presim edhe investime të huaja direket ne futjen e kësaj pako në fuqi”, ka thënë Piraj.

Alajdin Fusha, anëtar i bordit të shoqatës nga kompania “Abi”, e falënderoi ministrin Hoti për përkrahjen që ai u bëri atyre gjatë kohës sa ishte ministër i Financave.

Shoqata “ESNAFI”, është formuar në 1994 ku janë 80 biznese anëtare ku shumica prej tyre janë prodhues.

Të ngjashme