Hoti: Po bëjmë fushatë paqësore si në kohën e Rugovës

Malishevë | 05 Qer 2017 | 14:14 | Nga Albulena Avdiu

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa kanë mbajtur të hënen tubimin zgjedhor në Malishevë ku ka shpalosur prgramin e saj qeverisës. Kandidati i koalicionit të djathtë për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se ky koalicion në fushatën e tij nuk ka vend për të përmendur kundërshtarët dhe se ata po bëjnë një fushatë paqësore si në kohën e Rugovës, raporton Ekonomia Online.

Ndërsa është shprehur i kënaqur me pjesëmarrjen masive të qytetarëve të Malishevës, ku tha se kjo tregon se Malisheva iu ka bashkuar karvanit të fitores.

“Me sot po tregohet që edhe Malisheva i bashkohet karvanit të fitores. Ne po zhvillojmë një fushatë paqësore si në kohën e Rugovës. Në fushatat tona nuk ka vend për të përmendur kundërshtarët dhe ka vend për të folur vetëm për programin”, tha ai.

Hoti garantoi qytetarët e Malishevës që programi që koalicioni ka për t’i mundësuar Kosovës shkëputjen më të madhe nga e kaluara.

Ai tha se kanë për ta mbështetur Malishevën siç e kanë mbështetur edhe kohën e kaluar.

“Ne kemi për të siguruar mbështetjen bujqësisë më të madhe që ka pasur nga e kaluara përmes trefishimit të buxhetit, për t’u siguruar që ato mjete të shkojnë tek bujku e jo siç ka ndodhur nga e kaluara”, tha ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme