Hoti prezanton planin për Fondin Zhvillimor dhe Fondin për Inovacione

Suharekë | 28 Maj 2017 | 19:52 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë një bashkëbisedimi me komunitetin e biznesit në Suharekë, kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka shpalosur programin e tij ekonomik, i cili ka posedon 9 objektiva dhe 23 detyra prioritare.

“Ndër masat e para në fushën e fuqizimit të bizneseve do të jetë krijimi i një Fondi Zhvillimor për të përkrahur biznesin vendor dhe fuqizimi i skemës së garantimit të kredive”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se nëpërmes këtij Fondi do t’i bashkëfinancojmë projektet investive të firmave vendëse që e rrisin prodhimin vendës dhe ndikojnë në uljen e deficitit tregtar të Kosovës.

“Nëpërmes këtyre masave ne parashikojmë që norma e papunësisë të jetë në numër njëshifror, ndërsa paga minimale në sektorin privat dhe atë shoqërorë të jetë 210 euro bruto. Objektiv tjetër i yni do të jetë zhvillim ekonomik prej 6-7 %. Objektiv tjetër i yni do të jetë promovimi i iniciativës private, konkurrencës së lirë dhe tregut të hapur”, ka thënë Hoti.

“Synimi ynë kryesor është që sektori privat të jetë gjenerator i rritjes ekonomike dhe punësimit. Ne do të bëjmë promovimin e investimeve në prodhim dhe shërbimeve me vlerë të lartë shtuese. Të gjitha këto do të ndikojnë në zvogëlimi i vazhdueshëm të varfërisë”, ka thënë kandidati për kryeministër.

Ai ka thënë se gjatë mandatit të qeverisë së re do të krijohet Fondi për Inovacione për mbështetjen e inovacionit, e cila do të siguronte stimuj (grante korrespondente) për investimet e NVM-ve në hulumtime dhe kërkime shkencore.

“Kjo skemë do të jetë pjesë e Fondit të Punësimit dhe të Zhvillimit. Ministria e Financave gjithashtu do të sigurojë përjashtime tatimore për blerjet e reja të teknologjisë që nxisin lidhjet me institucionet kërkimore jashtë vendit”, ka thënë Hoti.

Kryetari i Suharekës, Sali Asllanaj, ka thënë se gjatë mandatit të tij si ministër i Financave, Avdullah Hoti ka përkrahur projektet e kësaj komune dhe kështu ka ndikuar në përmirësimin e kushteve të të bërit biznes.

“Shpresojmë se në mandatin e tij qeverisës Hoti do të përkrah edhe më tepër projektet tona në të mirë të qytetarëve”, ka thënë Asllanaj.

Hoti e Pacolli kërkojnë votën e bizneseve në Suharekë

Ndalesa e radhës e kandidatit për kryeministër të koalicionit LDK-AKR, Avdullah Hoti, të dielën ishte Suhareka. Ai, së bashku me kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli, kanë takuar përfaqësues të bizneseve të komunës.

Hoti tha se bizneset duhet të jenë më të kujdesshme tash për të vendosur për politikat ekonomike që atyre iu shkojnë për shtati.

“Unë bëj thirrje që bizneset, më 11 qershor të vendosin për të ardhmen ekonomike të vendit”, tha ai.

Hoti tha se ka punuar me shumicën e bizneseve që janë këtu për përgatitjen e Paketës Fiskale II, e cila tashmë është gati.

“Pakoja e dytë fiskale është se si me zhvillu krejt sektorin privat, sepse ju jeni ata që i keni finalizu të hyrat e shtetit”.

Hoti ka thënë se me këtë pak fiskale, që do të hyjë në fuqi kur ai ta drejtojë Qeverinë, puna e bizneseve do të jetë edhe me lehtë. “Sot janë rreth 500 milionë euro që bizneset i paguajnë Doganës… Andaj ju jeni heronjtë e Kosovës”, ka theksuar Hoti.

“Ajo që mund të garantoj është se do të punojmë bashkë dhe jemi politikë e djathtë, e cila ndihmon zhvillimin e sektorit privat”.

E partneri i koalicionit nga AKR-ja, Behgjet Pacolli, tha se është kur udhëheqjen dueht ta marrin njerëzit e ekonomisë.

“Jetojmë në kohë kur duhet të reagojmë më shpejt që Kosovën nuk duhet të lëmë mbrapa. Është e vështirë sot. Sado që të jemi kualitativë, jemi shumë të vegjë krahas kompanive globale…Për te mbijetuar ne duhet te shkojmë në hap me globalizimin”.

Për ta ilustruar konkurrencën, Pacolli ka bërë një krahasim interesant. “Kosova duhet të jetë si ajo miza që ec me elefantin përpara”, ka thënë Pacolli.

Të ngjashme