Hoti: Shtëpia e Presidentit është e hapur edhe për kundërshtarët politikë

Prishtinë | 21 Kor 2017 | 11:49 | Nga

Pas mbështetjes që kreu i AAK’së Ramush Haradinaj mori nga Teuta Rugova, e bija e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, nga LDK ka reaguar Avdullah Hoti, kandidat për kryeministër nga koalicioni LAA. Ai ka thënë se shtëpia e Rugovës është e hapur për të gjithë.

“Shtepia e Presidentit eshte e hapur per te gjithe. Edhe per kundershtaret politik. Perkulja qe te gjithë i bejne atij tregon per madheshtine qe ka”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.

Mandatari i koalicionit PDK-AAK-NISMA për Kryeministër, Ramush Haradinaj ka konfirmuar se gjatë vizitës së tij të sotme në rezidencën e Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka marrë mbështetje nga familja Rugova, për formimin e Qeverisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme