Hoti: Skena politike e mbushur me politikanë me probleme personale

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 13:11 | Nga

Kandidati për kryeministër nga LAA, Avdullah Hoti ka thënë se skena politike në Kosovë është kapluar nga politikanë që siç ka thënë ai kanë probleme personale.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se politikanët e tillë do të provojnë ta mbajnë peng vendin, sepse fatine tyre e kanë të lidhur me pozicionim të caktuar politik.

Ky është postimi i plotë i Hotit:

Skena politike eshte kapluar nga politikane qe kane probleme personale nga me te ndryshmet. Te tille politikane do te provojne te mbajne peng vendit, sepse fatin e tyre e kane te lidhur me pozicionim te caktuar politik.

Ka nje kohe qe ne Kosove eshte harruar se te jesh ne politike dhe te jesh ne institucione nenkupton te jesh i kontraktuar nga qytetaret, permes votes se lire, per t’ju sherbyer atyre.

Per aq kohe sa politika eshte profesioni i vetem per disa individe, per aq kohe qe politikanet te jene te kapur ne menyre te ndryshme, sjelljet e tyre ne politike do te jene jo racionale dhe me se paku ne interes te qytetareve. Perkundrazi, cdo veprim i tyre do te jete ne funksion te pozicionimit te tyre politik si mase e perkohshme e mbrojtjes dhe realizimit te interesave te caktuara.

Ne do te angazhohemi qe klasen e tille te politikaneve ta perballim me ide perparimtare, veprime te planifikuara mire qe jane ne interes te qytetareve. Jam i sigurte se kesaj qasjeje ata nuk do te mund t’i bejne balle.

Nuk mund te ngelemi ne te kaluaren per shkak se lloji i tille i politilaneve ka ende fuqi vendimmarrese. Nuk mund te leshojme rruge per njerez te tille, sado e veshtire qe do te jete qe t’i bindim qytetaret se te tille politikane nuk meritojne te mbeshteten.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme