Hoti takon kryetarët e Degëve të LDK-së, koordinon fushatën

Prishtinë | 24 Maj 2017 | 18:24 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur takim me kryetarët e degëve për të koordinuar aktivitet gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit.

Avdullah Hoti, kandidat i kësaj partie për kryeministër, tha se ky ishte takim pune me të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së.

“Gjatë fushatës do të flas me gra, bujq, rininë… për të shpalosur programin tonë”, deklaroi Hoti, për gazetarët.

Ndërsa nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, tha se më kryetarët e degëve është biseduar për detyrat që kanë degët dhe strukturat e LDK-së deri në fund të fushatës.

“Diskutuam për aktivitetet detyrat që i kemi prej fillimit të fushatës deri në fund”, sqaroi Veliu.

Të ngjashme