Hoti: Të deportuarit s’përbënin rrezik për sigurinë, Thaçi shkeli Kushtetutën

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 14:55 | Nga Donika Osmani

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq, ka thënë se kryeministri Haradinaj nuk mund të shkarkojë drejtorin e AKI-së, Driton Gashi.

Hoti ka deklaruar se të deportuarit ishin njerëz të shkolluar dhe nuk përbënin rrezik për sigurinë kombëtare, raporton Ekonomia Online.

“AKI kishte kërkuar revokimin e lejes së qendrimit, se bëjnë rrezik për sigurinë kombtare, si të bëjnë rrezik ata njerëz të shkolluar. Ata me nguti ishin deportuar, dhe lejen për zbarkimin e këtij aeroplani e ka dhënë z. Lekaj. AKI kishte shkelur ligjin se nuk ka informuar krerët e shtetit dhe kryeministrin për rrezikshmërinë që shkaktojnë ato shtetas”.

Hoti ka shtuar se Haradinaj shkarkoi ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, vetëm pse ai vinte nga një parti e vogël.

“Kryeministri nuk mund të shkarkojë drejtorin e AKI-së, ai nuk u paraqit as në komision, kujt i raporton ai nëse jo kryeminsigrit dhe komisionit, por u shkarkua vetëm ministri i MPB-së pasi vjen nga një parti e vogël. Imazhi i Kosovës si shtet i ri është dëmtuar seriozisht”.

Sipas Hotit, këto janë shenja të diktaturës dhe se kryeministrin Haradinaj nuk e pyet askush.

Hoti ka thënë se presidenti Thaçi ka shkelur Kushtetutën.

“Këto janë shenja të dikaturës, kjo ngjarje tregon se kryeministrin nuk e pyet askush, presidenti doli në mbrojtje të AKI-së. Presidenti ka kaluar autorizimet kushtetuese dhe ka shkelur Kushtetutën”.

“Shteti i Kosovës me një orientim euroatlantik duhet të ruajë rendin kushtetutes. Të gjitha këto janë cënuar përmes ambasadës turke dhe politikës së Erdoganit i cili ndërhyri në shtetin e pavarur të Kosovës”.

Shefi i deputetëve të LDK-së ka kërkuar që pas debatit të nxirret një rezolutë me këto kërkesa:

1. Drejtori i policisë, kryeprokurori,  drejtoi i AKI-së, ministri i Jashtëm, i Drejtësisë, i Punëve të Brendshme, i infrastrukturës, të raportojnë me shkrim në komision për pëgjegjësinë e tyre;

2. Formimi i komisonit hetimor për të zbardhur këtë skandal;

3. Përgjegjësit të japin llogari;

4. Kuvendi kërkon nga institucionet që përgjegjësve të iu respektohet e drejta për gjykim të drejtë”.

Të ngjashme