Hoti viziton Shtërpcën

Prishtinë | 22 Kor 2017 | 11:51 | Nga

I nominuari për kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti këtë të shtunë ka zgjedhur që ta vizitojë Shtërpcën.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se LDK është duke punuar në këtë komunë për zgjedhjet lokale në mënyrë që të fuqizohet pozita e komunitetit shqiptar.

Postimi i plotë i Avdullah Hotit:

Ne Shterpce me kryetarin e LDK-se dhe miq te tjere.

Per zgjedhjet lokale, dega jone ne kete komune ka grupuar te gjitha partite shqiptare ne kete komune, perfshire shoqerine civile, per te fuqizuar poziten e komunitetit shqiptar ne kete komune.

Nje problem qe duhet zgjidhur eshte leja per te futur Lepencin ne gypa per hidrocentral, qe do te ndikoje negativisht ne kete ambinet te mrekullueshem. Kjo leje do te rishikohet mga Qeveria e ardhshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme