Hoti: Zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza

Prishtinë | 20 Qer 2018 | 13:39 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas përfundimit të tryezës së partive politike, Avdullah Hoti, nga LDK-ja ka thënë se zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja e vetme për të dalë nga gjendja aktuale.

“Këto tryeza kanë një qëllim tjetër se të dakordohemi si ta nxjerrim vendin nga kriza, sepse qeveria nuk ka shumicën, kuvendi nuk është funksional. Vendi është në krizë të thellë. Ne presim që partitë të arrijnë dakordim për datë të zgjedhjeve, nëse jo, ne do vazhdojmë me rrugë kushtetuese për ta rrëzuar këtë qeveri”.

“Ne gjithë sillemi brenda mandatit tonë, askush nuk mud të marrë kompetenca shtesë vetëm sa i cakton kushtetuta. Ky vendim nuk merret në konferenca por merret në Kuvend, përndryshe qëndron platforma e 2011-ës që e mandaton qeverinë për ta udhëhequr dialogun”.

Arbërie Nagavci tha se LVV-ja e konsideron të gabueshme idenë e tryezave të tilla politike, raporton Ekonomia Online.

“LVV-ja e konsideron të gabueshme idenë e tryezave në raport me zgjedhjet që duhet të organizohen në vend, tani përsëri nga PSD-ja, u kthyem te dialogu që është një temë që po riaktualizohet gjithmonë. LVV asnjë moment nuk është frikësuar nga dialogu, ne frikësohemi nga Thaçi dhe këtë qeveri sesa të dëmshme janë për vendin. Një person që ka nënshkruar marrëveshje që shkelin kushtetutën duhet të mbajë përgjegjësi për detyrat e vjetra dhe jo të merrej me detyra të reja. Këto tryeza i shkojnë për shtati vetëm kësaj qeverie, dhe nëse dojmë të kemi institucione legjitime duhet të organizojmë zgjedhjet për atë edhe se çka LDK-ja në fillim ka thirrur këto tryeza”.

Ilir Deda, nga Alternativa e cilësoi të pafalshëm humbjen e 53 milionë eurove të buxhetit të Kosovës.

“Tema e 53 milionëshit po mbytet dalëkadale, 53 milonëshi është i pafalshëm, është për keqardhje në çfarë pike ka arritë shteti i Kosovës, që 20 vite pas luftës me ndodhë një vjedhje e buxhetit të Kosovës”.

“Thaçi na ish drejtu neve të opozitës, po të kishte me qenë Atifetja presidente pa mandat të Kuvendit nuk kishte me shku me udhëheq dialogun. Kudo që shkon Thaçi, shkon me emrin e tij personal, dhe çka merret ai vesh atje nuk i tregon Kuvendit. Kuvendi me 2/3 duhet ta mandatojë negociatorin e dialogut. Nuk e dijmë a do bëhet, sepse janë disa tryeza të partive politike”.

Të ngjashme