Hoxha e bindur se këtë vit hiqen vizat, thotë se Kosova duhet ta zë hapin për në BE

Prishtinë | 25 Pri 2018 | 11:17 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Ballkan, në bashkëpunim me Demokracinë  për Zhvillim dhe Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, ka organizuar konferencë me temën “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformave, Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi Evropian”.

Në temën “Strategjia e Zgjerimit të BE-së dhe procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor: Zbërthimi i agjendave dhe maksimizimi i përfitimeve”, Dhurata Hoxha ministre e Integrimit Evropian, tha se Kosova është e përkushtuar në integrimin Evropian dhe është e përkushtuar të kryej detyrat në kohë, raporton Ekonomia Online.

“Qëndrimi dhe besimi që zgjerimi është rrugëtim individual besoj që ne duhet dhe mund të arrijmë cakun bashkërisht. Është suksesi edhe i Maqedonisë për hapjen e negociatave, përkushtimi i komisionit për hapjen e negociatave është motivim shtesë. Kosova mbetet e përkushtuar në anëtarësim në BE. Reformat që parashihen në Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit është një udhërrëfyes për vendin se ku dhe çfarë janë prioritet dhe ku duhet të shkojmë ne nga këto prioritete. Reformat të cilat je i kemi filluar duhet të marrin shpejtësinë e duhur dhe ne duhet të zëmë hapin”.

Hoxha shtoi se brenda këtij viti qytetarët kosovarë ka mundësi që të lëvizin pa ë.

“Me publikimin e raportit të vendit Qeveria menjëherë ka vepruar dhe kemi përgatitur një plan të veprimit duke ndarë sfidat dhe rekomandimet që kanë dal nga ky raport, ju kemi dhënë afate kohor dhe i kemi ndarë në institucionet përkatëse. Janë një mori gjërash që kanë krijuar një momentin të ri dhe një nga ta është edhe liberalizimi i vizat. Qeveria dhe institucionet janë të përkushtuara dhe po bëjnë çmos për të integruar Kosovën”, tha ajo.

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj tha se me probleme përballen edhe shtetet e rajonit jo vetëm Kosova.

“Natyrisht që rajoni ka probleme të shumta, edhe Kosova ka probleme, por nëse krijohet një lloj hierarkie se cilat probleme janë më të rëndësishme janë disa sfida. Viti 2013 ka qenë viti më i rëndësishme për Ballkanin, atë vit Kroacia mori anëtarësimin në BE dhe kjo ka qenë një momentum për Ballkanin. Ne po këtë vit nënshkruam marrëveshjen e stablilizmit me Serbinë.  Në viti 2018  kemi një kontekst pozitiv në rajon. Në rajon ka një vullnet pozitiv për t’i adresuar edhe çështjen e emrit të Maqedonisë dhe Greqisë, edhe Kosova është e interesuar të mbyll temat me Serbinë”.

“Shoh vullnet mes shteteve të rajonit, por edhe ne vendet anëtare të BE-së që 2018 të jetë një vit pozitiv. Ka një vend që kam shumë pak shpresë qe të lëvizë me këtë shpejtësi dhe ky vend është Bosnja dhe nëse vetëm një vend çalon atëherë të gjithë ngadalsohemi. Këto tema nuk janë vetëm të natyrës politike, por janë tema se si partitë politike e shohin vendin”.

Ai përmendi 5 temat me të cilat Kosova mund të lëvizë më shpejt drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Ne kemi parë që këto javët e fundit kemi pare debat se Si të arrijmë te kemi konsensus të arrijmë temat e caktuara. Ne mendojmë që janë 5 tema që j mundësojnë Kosovës të lëvizë më shpejt. Është çështja e dialogut me Serbinë, PDK këto 10 vite kemi udhëhequr dialogun me Serbinë dhe nuk kemi marr mbështetje të askujt. Një temë që e ka ndarë thellë pozitën dhe opozitën Është tema e asociacionit, pastaj tema të rëndësishme janë themelimi i ushtrisë, agjenda e integrimeve evropiane dhe reforma shtetërore. Prej këtyre 5 temave do të varet edhe shpejtësia dhe fuqia implementuese të asaj se çka arrijmë me Serbinë”, tha ai.

Ndërkaq Zëvendëskryeministri i Maqedonisë Bujar Osmani foli rreth procesit të hapjes së negociatave për Maqedoninë.

Ai tha se Maqedonia ka bërë një punë të mire dhe për disa hapa mund të merret shembull nga vendet e rajonit se si të ecet më shpejt drejt Bashkimit Evropian.

Të ngjashme