Hoxha: Gruaja Demokratike e bindur në fitoren e 11 qershorit

Prishtinë | 07 Qer 2017 | 09:47 | Nga

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, ka zhvilluar takim me Degën e Gruas Demokratike të PDK-së edhe në Prizren e Therandë, ku morën pjesë edhe dr. Flora Brovina si dhe Luljeta Veselaj Gutaj.

Edhe në Prizren e Therandë u potencua se Gruaja Demokratike është fuqishëm e bindur në fitoren e 11 qershorit.

Dhurata Hoxha ka thënë se votimi i kryetarit të PDK-së Kadri Veseli me numrin 1 dhe kandidateve tjera nga lista e PDK-së, përbën hapin e parë të ndryshimit dhe për proceset që i duhen vendit.

“Çdo grua duhet të dalë të votojë, asnjë votë të mos mbetet në shtëpi. Bëhuni pjesë e fitores, bëhuni të zonjat e të ardhmes Tuaj, duke votuar PDK-në, duke i dhënë përgjigje nevojës së pashtyshme për fuqizimin e gruas.#FillimiRi”, ka thënë Hoxha

Ndërkaq, kandidatja për deputete, dr Flora Brovina ka folur rreth rëndësisë së daljes në zgjedhje, ndryshimit të historisë së Kosovës nga lidershipi i PDK-së që tashmë ka marrë rrugën e zhvillimit ekonomik, me fitoren më 11 Qershor.

“Fitorja e Fillimit të ri, është përgjegjësi e çdo gruaje që do të votojë, që nuk e lë votën e heshtur në shtëpi, që do të jetë pjesë e historisë së re të Kosovës, zhvillimit ekonomik, perspektivës së gruas, të rinisë dhe krijimit të vendeve të reja të punës.#FillimiRi” ka thënë Brovina.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme