Hoxha: Këshilli i Ministrave, sfida më e madhe për liberalizimin e vizave

Prishtinë | 14 Sht 2018 | 16:39 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në një konferencë për medie , ka bërë të ditur se pas votimit pro të Parlamentit Evropian konfirmohet mandati për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

Ajo tha se çështja e vizave do të kalojë në Këshillin e ministrave, duke shtuar se ky është hapi i fundit në këtë proces, raporton Ekonomia Online.

Hoxha është shprehur optimiste se nëse ekziston vullneti i shteteve anëtare, deri në fund të vitit kosovarëve do t’u hiqen vizat.

Hoxha tutje njoftoi se takimi i parë i grupit punues do të mbahet më 17 shtator, raporton EO.

“Tani jo vetëm që jemi një hap më afër vizave, por jemi në hapin e fundit që do të merret në Këshillin e Ministrave. Ky këshill i ka disa mekanizma që janë grupet punuese, janë pastaj komisionet. Takimi i parë që do të vërë në lëvizje negociatat dhe procesin është caktuar për 17 shtator. Një javë më pas kemi vizitën e COVEB-it, mekanizëm i Këshillit të ministrave në Kosovë, do të mbledhin informata”.

“Votimi final, ata takohen në tetor dhe dhjetor. Koha në 11-12 tetor dhe 6-7 dhjetor. Mes kësaj periudhe do të kemi takime të grupeve punuese”.

“Këto afate janë vetëm për hir që qytetarët të dinë çka mund të presin në vijim. Këshilli i ministrave përbëhet nga ministrat e brendshëm dhe të drejtësisë të shteteve. Këta janë hapat në vijim, ndoshta mund të tingëllojë e stërzgjatur, por këto nëse ka vullnet nga shtetet anëtare mund të përfundojnë deri në fund të këtij viti”.

Hoxha është shprehur se lobimi do të vazhdojë, por se vendimi përfundimtar varet nga shtetet anëtare.

Ajo vlerësoi se sfida më e madhe pritet në Këshillin e Ministrave sepse, sipas saj, është duke vazhduar debati i ashpër për çështjen e emigracionit.

“Nuk i kanë brengat për Kosovën, por në kuptim më të gjerë. Ne jemi duke i informuar se Kosova e ka fuqizuar monitorimin e kufirit dhe ka fuqizuar fushatën informuese. Do të informojmë se Kosova nuk do të jetë sfidë për ndonjë valë emigrimesh”, ka theksuar ministrja Hoxha.

Komisioni Evropian më 18 korrik të këtij viti vendosi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe i rekomandoi Bashkimit Evropian të liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës.

Të ngjashme