Hoxha me komisionarin Hahn: Ditëve vijuese hapa të mëtejmë për liberalizimin e vizave

Prishtinë | 22 Mar 2018 | 20:37 | Nga

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka biseduar me Johannes Hahn, komisionarin evropian për Fqinjësi dhe zgjerim, i cili e ka uruar Ministren me rastin e ratifikimit të Marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, në Kuvendin e Kosovës.

Ministrja Hoxha, ka shkruar se “në ditët vijuese do të ketë koordinim për hapat e mëtutjeshëm për procesin e liberalizimit të vizave”.

Postimi i Ministres Hoxha:

Në bisedën telefonike me Komisionarin Hahn, pranova urimet për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

Komisionari Hahn e rikonfirmoi mbështetjen për Kosovën dhe qytetarët e saj, duke vënë në pah perspektivën tonë evropiane. U dakorduam se në ditët vijuese do të ketë koordinim për hapat e mëtutjeshëm për procesin e liberalizimit të vizave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme