Hoxha: Kosova të përfshihet në planet për zgjerim të BE-së

Prishtinë | 16 Tet 2017 | 15:01 | Nga

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me ftesë të homologut malazez, Pejoviq, po merr pjesë në shënimin e 10 vjetorit të nënshkrimit të MSA-së, në mes të Malit të Zi dhe BE-së.

Ministrja Hoxha mori pjesë në panelin për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë panel, Ministrja Hoxha theksoi rëndësinë e implementimit të MSA-së dhe reformat që po ndërmerr Kosova në këtë drejtim.

Po ashtu, Ministrja Hoxha vuri theks të veçantë në perspektivën evropiane të Kosovës dhe bëri thirrje që Kosova të trajtohet njësoj si vendet tjera të Ballkanit Perëndimor dhe të përfshihet në planet për zgjerim të BE-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme