Hoxha: Pa fuqizimin e grave e të rinjve integrimi në BE s’është i plotë

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 15:15 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Ditës së Evropës, Ministria e Integrimit Evropian (MIE) organizoi aktivitetin “Integrimi evropian dhe mbështetja për ndërmarrjet e grave”.

Me këtë rast, ministrja Dhurata Hoxha, ka takuar gratë ndërmarrëse që janë duke prezantuar produktet e tyre në sheshin “Zahir Pajaziti”, raporton Ekonomia Online.

Sipas ministres pa fuqizimin e grave dhe të rinjve integrimi në Bashkimin Evropian (BE), nuk do të ishte i plotë.

“Sot filluam javën e ditës së Evropës, nga fillimi i javës deri të mërkurën MIE ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh që të promovojë kulturën evropiane”.

“Jo rastësisht kemi filluar me rininë dhe gruan sepse janë një pjesë shumë e fuqishme. Duhet t’i promovojmë sepse pa to integrimi nuk është i plotë”.

“Duhet ta përkrahim më shumë gruan. Kemi gra shumë të zonja, kudo qoftë në art, sport, shkencë, gratë po na e zbardhin fytyrën. Duhet të gjejmë mënyrën se si t’i përkrahim”.

Për nder të 9 majit, ditës së Evropës, ministria e Integrimit ka organizuar një mori aktivitetesh, raporton EO. Fillimin e këtyre aktiviteteve ministrja Hoxha e bëri në Mitrovicë ku mbajti një ligjëratë para studentëve të Universitetit të Mitrovicës.

Të ngjashme