Hoxha takon kryediplomatin Dimitrov, kërkon përkrahjen e Maqedonisë në fushën e integrimeve

Shkup | 11 Nën 2017 | 14:26 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, e cila po qëndron për një vizitë zyrtare në Maqedoni, ka takuar kryediplomatin e Maqedonisë, Nikola Dimitrov.

Në takim u vlerësua lart bashkëpunimi në mes të dy shteteve fqinjë por në të njëjtën kohë u potencua nevoja e përkrahjes së diplomacisë maqedonase në procesin e integrimit evropian të Kosovës.

“Kosova ende e ka të nevojshme mbështetjen e diplomacisë së Maqedonisë sa i përket rrugëtimit drejt familjes evropiane por edhe tek njohja e shtetësisë së Kosovës nga ato vende të cilat ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë”, theksoi ministrja Hoxha.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikola Dimitrov konfirmoi bashkëpunimin e shtetit të tij me Kosovën edhe më tej.

“Maqedonia si shtet fqinj, do të jetë çdo herë përkrah Kosovës në politikën e jashtme por edhe për ta ndihmuar shtetit e juaj në rrugën drejtë integrimit evropian për Kosovën”, deklaroi ministri Dimitrov.

Ministrja kosovare, sot në Shkup, mori sot pjesë në konferencën rajonale vjetore me temën “Ndërtimi i kapaciteteve dhe bashkëpunimi rajonal në procesin e integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor”.

Ajo takoi dhe zëvendës-kryeministrin për çështje evropiane të Maqedonisë, Bujar Osmani.

Të ngjashme