Hoxha takon Osmanin, Kosova e Maqedonia mbesin partnere

Shkup | 11 Nën 2017 | 13:50 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë qëndrimit në Maqedoni, është takuar me zëvendës-kryeministrin për çështje evropiane të Maqedonisë, Bujar Osmani. Me këtë rast, u tha se Kosova dhe Maqedonia do të vazhdojnë të jenë vende mike dhe partnere të rëndësishme në shumë sektorë, përshirë integrimin drejt BE-së.

“Shkëmbimi i përvojave në kuadër të procesit të integrimeve euro-atlantike, janë të mirëseardhura”, deklaroi ministrja Hoxha, pas takimit, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se me Osmani diskutuan për bashkëpunimin e ndërsjellë mes dy vendeve në fushën e integrimit evropian.

Nga ana e tij, zëvendës-kryeministri Osmani ka thënë se Kosova dhe Maqedonia do të vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen dhe se Maqedonia mbetet partner i fuqishëm i Kosovës.

“Kosova tashmë e ka të qartë rrugën e saj evropiane dhe vetëm perspektivat kredibile evropiane dhe euroatlantike e Ballkanit mund t’iu japin fund sfidave rajonale. Me ministren Hoxha i konstatuam numër të madh të interesave të përbashkëta të dy vendeve, mes të cilave sigurisht që në vend të parë është përkushtimi ynë drejt aspiratave tona evropiane dhe euroatlantike”, deklaroi Osmani.

Në takim është diskutuar edhe për perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025.

Të ngjashme