Hoxhaj bisedon me homologun francez, ia shpjegon situatën rreth Haradinajt

Prishtinë | 05 Jan 2017 | 17:56 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Marc Ayrault, lidhur me rasatin e ndalimit të ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, dje nga policia franceze.

Hoxhaj e ka informuar në detaje homologun e tij francez për situatën e krijuar duke thënë se fletarrestimet e Serbisë janë të papranueshme dhe jovalide për qytetarët e Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se Haradinaj është i pafajshëm dhe përpjekjet e Serbisë janë të motivuara politikisht.

“Kam pasur një bisedë të gjatë telefonike me homologun tim francez, ku i shpjegova situatën e krijuar dhe absurditetin e këtyre kërkesave të Serbisë që për ne janë të papranueshme. I kërkova mbështetje që z. Haradinaj të lirohet sa më parë dhe besojmë që kjo do të ndodhë. Telefonata është në vazhdën e angazhimeve intensive që po bëjnë institucionet e Kosovës, Ministria e Jashtme dhe shërbimi diplomatik për ta liruar z. Haradinajn” ka thënë Hoxhaj.

Të ngjashme