Hoxhaj: Britania ende partner i rëndësishëm edhe pas daljes nga BE

Prishtinë | 16 Kor 2016 | 12:57 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka organizuar sot konferencën “Evropa pas BREXIT dhe proceset e integrimit evropian në Kosovë dhe rajon” ku kanë marrë pjesë ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, eksperti amerikan, Daniel Serwer, ai francez, Sebastian Gricourt, dhe ambasadorë e diplomatë të Kosovës.

Në hapje të konferencës, Hoxhaj ka thënë se pavarësisht vendimit të britanikëve në referendum, Kosova ka dhe do të zhvilloj edhe më tej partneritet të afërt me Britaninë e Madhe dhe do të fokusohet në një bashkëpunim më të madh për NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

“Sot po jetojmë në një botë të ndërvarur. Në politikën e jashtme, cdo ditë është ditë e re sa i përket zhvillimeve. Britania e Madhe ka qenë dhe mbetet një partner global për Kosovën. Ka qenë një përkrahëse e madhe për vite e veçmas brenda BE-së por do të vazhdojmë të zhvillojmë edhe më tej bashkëpunim të ngushtë sidomos për NATO dhe organizata të tjera ndërkombëtare” ka thënë Hoxhaj.

Nga ana e tij, eksperti amerikan, Daniel Serwer ka thënë se BREXIT padyshim ka prodhuar zhvillime të reja në politikën ndërkombëtare, por kjo mund të shihet edhe si një mundësi më e madhe për Rusinë që të ndërhyjë edhe më shumë në Ballkanin Perëndimor. Ai ka këshilluar Kosovën që pas BREXIT-it të plotësojë sovranitetin e saj dhe të krijoj kapacitetet për t’a mbrojtur këtë sovranitet.

Në këtë konferencë ka folur edhe eksperti francez për Ballkanin Perëndimor, Sebastian Gricourt, sipas të cilit zhvillimet e muajve të fundit në BE nuk janë të reja dhe të papritura. BREXIT sipas tij, do të mund të ndikojë në zgjerimin e ardhshëm të Bashkimit Evropian.

Për temën kanë folur edhe ambasadorët Ylber Hysa, Mimoza Ahmetaj dhe diplomatë të Kosovës.

Qëllimi i konferencës është që MPJ të diskutoj dhe analizojë sjelljen e ardhshme të Kosovës pas këtyre zhvillimeve dhe të dalë me një dokument për nevoja të brendshme.

4 1

Të ngjashme