Hoxhaj dënon sulmin terrorist në Turqi

Prishtinë | 21 Gus 2016 | 11:31 | Nga

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka dënuar fuqishëm sulmin e mbrëmshëm në Gazientep të Turqisë duke e cilësuar si ‘akt terrorist”.

Sulmi tragjik që la shumë viktima në një dasmë, sërish ka tronditur Turqinë përderisa Hoxhaj shpreh ngushëllimet e tij si ministër dhe të qeverisë”.

“Jam thellësisht i tronditur dhe e dënoj sulmin e mbrëmshëm terrorist në Gaziantep të Turqisë. Shpreh ngushëllimet e mija dhe qeverisë së Kosovës për jetërat e humbura, të lënduarit dhe familjet e tyre. Kosova dhe populli i saj janë përkrah Turqisë dhe solidarizohen në këto momente të vështira” ka shkruar Hoxhaj.

Muajt e fundit, Turqia në pjesë të ndryshme të vendit është goditur nga sulme vetëvrasëse ndërsa ky i mbrëmshmi në një dasmë ka lënë shumë viktima dhe të plagosur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme