Hoxhaj: Këtë vit përparësi duhet të ketë dialogu, jo zgjedhjet e reja

Prishtinë | 17 Sht 2018 | 08:51 | Nga

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka vlerësuar se aktualisht në Kosovë gjërat nuk janë duke shkuar në drejtimin e duhur.

Ai ka thënë se për këtë përgjegjësinë e mbajnë pozita dhe opozita.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Hoxhaj ka thënë se partnerët koalicionit dhe opozita duhet ta përfundojnë procesin e shtet ndërtimit dhe kompletimin e sovranitetit të Kosovës.

Ai ka bërë me dije se është koha e fundit për arritjen e konsensusit politik për dialogun, duke bërë thirrje që elita politike të sillet me përgjegjësi shtetërore.

Hoxhaj, ka vlerësuar se këtë vit përparësi duhet të ketë dialogu e jo zgjedhjet e reja.

Sipas tij, përderisa Kosova është në proces të dialogut nuk duhet të ketë zgjedhje.

Zëvendëskryeministri Hoxhaj ka thënë se nuk do të lejohet që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të ketë karakter ekzekutiv dhe territorial.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme