Hoxhaj: Kosova në kilometrin e fundit pa viza

Prishtinë | 16 Maj 2018 | 11:20 | Nga

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka përfunduar vizitën zyrtare në Bruksel, ku në agjendë temë kryesore ka pasur liberalizimin e vizave.

Në një postim në Twitter Hoxhaj tha se Kosova është në kilometrin e fundit para se të lëvizë pa viza drejt zonës Schengen, duke aluduar në rezultate pozitive nga takimet e djeshme.

Gjatë vizitës, Hoxhaj ka takuar komisionerin Hahn, Avramopoulos, raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, raportuesen për viza për Kosovën, Tania Fajon, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të institucioneve të Bashkimit Evropian.

Të ngjashme