Hoxhaj: Kosova do të aplikojë në disa organizata ndërkombëtare

Prishtinë | 19 Pri 2017 | 16:17 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas përfundimit të vizitës zyrtare në Norvegji, Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron për një vizitë tjetër zyrtare në Mbretërinë e Danimarkës.

Gjatë ditës së sotme, Hoxhaj është pritur nga Ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Danimarkës, Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit të këtij vendi dhe përfaqësuesit e Konfederatës së Industrisë.

Në këto takime janë diskutuar çështje që ndërlidhen me interesin dypalësh të të dyja vendeve, ndërkohë që nga përfaqësuesit e Danimarkës është ri-theksuar mbështetja për Kosovën mbi procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe thellimi i bashkëpunimit ekonomik bilateral, me theks të veçantë në shikimin e mundësive për organizimin e një forumi të investimeve në mes dy vendeve.

“Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm, me deputetë të Parlamentit danez, si dhe me përfaqësues të qeverisë kemi biseduar për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës ku mbështetja e Danimarkës është e madhe dhe e mirëfilltë, sikurse edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Besoj se viti 2017 do të përcillet me anëtarësime dhe suksese konkrete. Por, po ashtu kemi biseduar se si t’i thellojmë marrëdhëniet tona edhe politike edhe ekonomike në planin bilateral”, ka thënë Hoxhaj.

Të ngjashme